E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dash Shehi në Kuvend: Vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg
Lajme

Dash Shehi në Kuvend: Vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg

Shehi u shpreh gjatë fjalës në Kuvend se duhet një edukim i brezit të ri i cili sipas tij nuk e ka konceptin e pastërtisë. Sipas tij nëse punohet ndershmërisht, duhet të shkojnë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve.

“Duhet të pastrohet vendit. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh më mirë të shkojnë për edukim. Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve.

Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme vetëm nëse punohet ndërshmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln kompani boshe se nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”,deklaroi Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.