DASH vlerëson SPAK: Arrestoi ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, policë, prokurorë e kriminelë
Data 9 Dhjetor shënoi “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Në këtë ditë DASH i ka kushtuar vëmendje të veçantë të gjithë institucioneve që luftuan korrupsionin.
Në deklaratë përmendet edhe SPAK, ku thuhet se në muajt e fundit ka arrestuar ish ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.
“Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu punojnë në mënyrë shumëpalëshe dhe me shoqërinë civile dhe sektorin privat për të luftuar korrupsionin. Së bashku me shumë vende të tjera, ne ratifikuam ?Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit? (UNCAC) në 2006 dhe Shtetet e Bashkuara do të presin Konferencën UNCAC të Shteteve Palë në 2023. Vetëm këtë javë, ne jemi në partneritet me Transparency International për të mbështetur edicionin e 20-të të Konferencës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Uashington, DC, me temën “Çrrënjosja e korrupsionit: Mbrojtja e vlerave demokratike””, thuhet në deklaratë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



