Dashamir Shehu: Kjo që po ndodh po zhvlerëson reformën në drejtësi, ne do të rezistojmë me të gjitha format
Pas përfundimit të mbledhjes së Bashës me aleatët, ku diskutuan edhe pikat e fundit për protestën e nesërme, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë ai që ka dalë i pari dhe ka dhënë një prononcim për mediat.
Shehi deklaroi se me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri me votat e shumicës, kërkohet që të mbyllen dosjet e vjetra.

Qëllimi jonë është të sensibilozojmë të gjithë shqiptare, pasi këtu kanë ndodhur të gjitha llojet e zullumeve. Këtu janë kapur të gjitha institucionet me radhë, por deri tek prokurori i përgjithshëm kishim menduar se nuk do të ndodhte. Shoqëria civile mjaftonte të kishin sjellë një kandidat këtu të formonim KLP-në dje sot e kishim emëruar prokuroni e ri do e kishte kaluar edhe vettingun. Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike. Kjo që po ndodh është shumë e rëndë dhe do të zhvlerësojë reformën në drejtësi. Prandaj jemi nesër atje, që tu kujtojmë shqiptarëve që kjo është tallje me sistemin e drejtësisë”, tha Shehi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



