Debat i ashpër-Ngjela: Ti s’e kupton politikën/ Kryemadhi: Mbylle gojën
Avokati Spartak Ngjela, duke diskutuar ngërçin e krijuar në reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e prokurores së përkohshme, Arta Marku, në emisionin “Top Story” në Top Channel, është shprehur se Kryemadhi nuk e kupton politikën.
Ngjela ka thënë se opozita nuk e çon dot në Gjykatë Kushtetuese zgjedhjen e procesit sepse nuk e fiton.
“Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm nuk ka asnjë shkelje kushtetuese. Opozita nuk e çon dot në Gjykatë Kushtetuese sepse nuk fiton, mund ta çojë por nuk fiton”, deklaroi Ngjela.
Në vijim Kryemadhi dhe Ngjela kanë degraduar në debat të ashpër.
Ngjela: Ju kishit halle të tjera, jua di hallet. Jua kanë marrë Prokurorin e Përkohshëm amerikanët. Jua kanë marrë me politikë të pastër.
Kryemadhi: Mbylle gojëndhe mos na bëj si avokat i madh. Ti ske dhën asnjë votë për ligjin për drejtësinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



