Debati:
Mima: Pasura e vëllezërve Xhafaj duhet të ishte në hetim. Fatmir Xhafaj sot duhet të ishte i dorëhequr dhe Agron Xhafaj duhet të ishte arrestuar. Opozita ka faktuar përfshirjen e Agron Xhafajt në trafik droge.
Spiropali: Këtu diskutohen çështjen e shëndetësie dhe jo audiot e bodrumit tuaj. Ne kemi durimin të presim përgjigjen e Prokurorisë sa i përket akuzave tuaja.
Mima: Të presim 3 vite si për Tahirin…
Shehu: Keni dy ministra njëri pas tjetrit të implikuar. Kjo është e turpshme.
Spiropali: Ju keni bërë puc, jo si në 1998 me armë por është i stisur. Ju nuk duhet të bëheni pengesa e Shqipërisë për anëtarësimin. Nuk ishte parë që opozita të merrej me sajesa në këto vite. Mos sulmoni Prokuroren dhe ministrinë.
Vasili: Përgjigjen për përgjimin e dha Rama.
Bumci: Për shkak të drogës sot është goditur ekonomia dhe biznesi. Paratë në Shqipëri vijnë nga paratë e drogës.
Spiropali: Po merrni peng komisionin.



