Debatet te Komisioni i Medias, Nikolla: Noka dhe Bardhi ushtruan dhunë ndaj një kolege dhe penguan zhvillimin e mbledhjes
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar pas tensioneve sot në Komisionin e Mediat, ku shprehet se dënon ngjarjet e rëndë.
Nikolla i ka dalë në krah të kryetares së Komisionit, ndërsa thekson se sipas saj, dy deputetët ushtruan dhunë ndaj një gruaje. Më tej ajo thekson se ky sulm i paprecedentë ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.
Reagimi i Nikollës
Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka.
Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.
Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media.
Ndërkohë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar debatet tek Komisioni i Medias mes deputetes Flutura Açka dhe deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Sula u shpreh i keqardhur për situatën e ndodhur ndërsa tha se deputetet e opozitës janë duke respektuar popullin opozitar, dhe “nëse do të bëhet mashë e mzhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo”.
Ndër të tjera, ai kishte dhe një apel për deputetët Açka, të cilësi i bëri thirrje të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë kolegët e saj.
“Nuk më vjen mirë dhe ndjej keqardhje. Zonja Açka ka qenë shumë herë më afër me Bardhin se sa unë. Ta çosh dëm këtë kontribut disa vjeçar… Açka është votuar nga qytetarët e Elbasanit. Ne jemi në respektim të popullit opozitar, nëse do të bëhet mashë e mzhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo. Gjej rastin ti apeloj Açkës, e i them të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë që ne kolegët e saj e bëjmë këtë për tu bërë pengesë mazhonancës dhe jo në mbrojtje të saj”, u shpreh Sula.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



