E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati i 17-vjeçares me babain para se të tentonte vetëvrasjen
Lajme

Debati i 17-vjeçares me babain para se të tentonte vetëvrasjen

Bëj rrobat gati, të vish në fshat!

“Nuk do të jetosh më në qytet me gjyshërit. Do vish të jetosh në fshat me mua. Bëji gati rrobat…”. Kjo ka qenë kërkesa që babai i bëri 17-vjeçares, e cila shkoi menjëherë të bënte gati rrobat dhe të shkonin në fshat, ku ai jetonte me gruan e dytë, pasi ishte ndarë me nënën e vajzës. Por e mitura mori një armë pa leje që ndodhej në shtëpinë e gjyshërve në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë dhe qëlloi veten me plumb në kokë.

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi””, njoftoi policia.

Vajza u trasportua me në spitalin e Vlorës në gjendje shumë të rëndë, ndërsa pak minuta më parë është nisur drejt spitalit të Traumës.

Policia ndërkohë ka shoqëruar babain e saj, për shkak se ai refuzon të dorëzojë armën me të cilën vajza qëlloi veten në kokë. Hetimet për rastin tronditës janë duke vijuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.