Debati/ Kikia: E tmerrshme të pretendosh që demokracinë do ta sjellë Berisha
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka patur një debat mes Jozefina Topallit dhe Mentor Kikisë, lidhur me lëvizjen e Sali Berishës në PD dhe ngjarjet që po ndodhin së fundmi në këtë parti.
Pjesë nga debati:
Mentor Kikia: Të pretendosh që demokracinë në PD ta kthejë Berisha, është e tmerrshme.
Jozefina Topalli: Të gjithë heshtnin kur Basha vriste, priste, bojkotonte, nuk hynte në zgjedhje. Do të kisha dashur të dëgjoja politikanë atëherë të flisnin…
Mentor Kikia: PD duhet shkundur me rrënjë dhe me degë.
Jozefina Topalli: Moçali ku e kishte çuar partinë tonë Basha, po lëviz. Berisha ka hapur një debat. Hapja debatit është i mirë apo i keq?
Mentor Kikia: Berisha i ka patur në dorë ç’mund të bënte në këtë vend.
Jozefina Topalli: Ne ja kërkojmë të gjithë një njeriu. Luftën duhet ta bënim të gjithë ne dhe ta fitonim ne. Është gjë e mirë hapja debatit apo jo?
Mentor Kikia: Cfarë bëtë ju kur Basha ju përjashtoi, hapët një parti të vogël. Ky është opozitarizmi?
Jozefina Topalli: Ne nuk u vendosëm në listë sepse nuk ishim dakord me bojkotin e zgjedhjeve. E paguam. Kjo është kosto. Sot e pagoi Oerd Bylykbashi. E kuptoni cfarë mentaliteti?
Mentor Kikia: Sot është hapur llogorja. Është hapur tani.
Jozefina Topalli: I vetëm në godinë, i ka ikur e gjithë ushtria…
Mentor Kikia: Ja e dha dorëheqjen Basha, rregullohet opozita?
Jozefina Topalli: Çështja është të mos shesësh kauzat, të mbledhesh forumet. Ke parë kryetar partie që thotë të mos mblidhen forumet?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



