E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati/ Muç Nano: Erion Veliaj ka bërë punë, Bushati: Produkt i pistë i manipulimit mediatik, mashtrues ordiner
Politikë

Debati/ Muç Nano: Erion Veliaj ka bërë punë, Bushati: Produkt i pistë i manipulimit mediatik, mashtrues ordiner

Analisti Andi Bushati dhe drejtuesi i emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano, kanë debatuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, lidhur me daljen e opozitës nga institucionet dhe kapjen e këtyre institucioneve nga mazhoranca. Gjatë debatit, është diskutuar edhe rreth kryebashkiakut Veliaj dhe mediave të kapura prej tij.

Debati:

Mustafa Nano: Lidhur me Ramën e kam shprehur që është problem për vendin. Shqetësimi im është ky, këtu kemi opozitën në rrugë.

Unë bëj pyetjen, ka njeri që beson se ata njerëz në rrugë, e kanë mendjen tek zgjedhjet e rregullta? Ka njeri që beson se ata janë të shqetësuar nga dhunë strukturore që po ushtron pushteti i Edi Ramës. Kemi gjysmë e një bajge, e cila po na vë thonjtë në grykë dhe thotë o do bëhet si them unë ose ska.

Andi Bushati: Kush ka vënë veton që do bëhet si them unë?

Mustafa Nano: Ne ishim në kornizën e një regjimi politik shqiptar normal. Kishim një kryeministër që qeveriste me korrupsion. Edhe në këto rrethana opozita ja del ta mundë Berishën.

Andi Bushati: Nuk është e njëjta gjë.

Mustafa Nano: Berisha i vidhte votën nga +10 e bëntë minus 10. Ky përdor malavitën.

Andi Bushati: Berisha i tmerrshëm, dakord. Problemi është, kjo aibia që thuhet se opozita e Ramës arriti ta mundë Berishën. Por, ishte opozitë e korracuar me 20 milionerë në grupin parlamentar, që kishte oligarkët e vet, Vizion Plus dhe Top Channel. Sot, jo me gardistët e Ndrea Prendit, por me mënyrat e veta, Rama e ka zhveshur opozitën nga të gjtiha këta, mediat, oligarkët. Kjo opozitë e zhveshur nga këto kolonat e sistemit, e ka të pamundur që armët e pista të këtij sistemi ti përdor. Prandaj, ka marrë gurët ajo.

Mustafa Nano: Këto televizione që thua ti nuk kanë pikë rëndësie.

Andi Bushati: Erion Veliaj është produkt i pistë i fabrikimit mediatik. Ne duhet të grisim teserën e gazetarit, vetëm sepse ekziton Erion Veliaj. Hajde diksutojmë për këtë.

Mustafa Nano: Jemi tek ideja që zgjedhjet i ka marrë Rama. Rama ka përdorur malavitën, e kanë bërë edhe të tjerët. Ky regjim mundet me mjete legale.

Andi Bushati: Jo kur ja ke hequr të gjitha. Edi Rama, që e ktheu në opozitë, ishte opozitë me 20 milionerë në parlament dhe me dy media të mëdha. Saliu kishte Klanin folkloric, por mediat e tjera të mëdha ishin me opozitën.

Mustafa Nano: Përse i jep kaq shumë rëndësi televizioneve? Janë rrjetet sociale, televizionet në gjithë botën

Andi Bushati: Sondazhet për Veliajn, janë një falsifikim dhe manipulim perfekt. Fiton se po ti bësh 4 vjet lavazh, që cdo pemë që mbillet bëhet lajm kombëtar, ky është falsifikimi.

Mustafa Nano: Ty të dalin në gjumë disa personazhe, ke në target disa persona. Nuk mund të vish në studion me idenë që do ja vesh njëherë Erionit.

Andi Bushati: Aq i fortë është pushteti mediatik, sa ta bën të zezën të bardhë.

Mustafa Nano:Është e vërtet që ka përdorur marketingun në mënyrë banale. Por ai ka bërë edhe punë.

Ylli Rakipi: Cfarë përshembull? Gradacelat?

Mustafa Nano: Qendra e Tiranës është bërë e aksesueshme.

Bushati: Një njeri që i thotë shqitparëve, më votoni se nuk do bëj ndërtim dhe ka dhënë 500 leje, është mashtrues ordiner. Në vende të tjera i kanë djegur në turrën e druve këta njerëz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.