E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati në KQZ  për fletët e votimit, përfaqësuesi i PD-së së Alibeajt: Krah “Bashkë Fitojmë” duhet emri i Ilir Metës
Politikë

Debati në KQZ për fletët e votimit, përfaqësuesi i PD-së së Alibeajt: Krah “Bashkë Fitojmë” duhet emri i Ilir Metës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke diskutuar në lidhje me fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Përfaqësuesi ligjor i PD së drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se në fletët e votimit demo të paraqitura nga KQZ, ka një problem.

Krahas koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk është vënë emri i drejtuesit të koalicionit, kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Sefa u shpreh se me një fletë të tillë votimi po shkelet ligji.

“Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e KQZ-së që në fletën e votimit kur kemi të bëjmë me një koalicion të mos jetë vendosur emri i kryetarit? Ekziston ndonjëherë një precedent të tillë? Sa për informacion me ndryshimin e Kodit në vitin 2020 ka ndryshuar edhe strukturimi i KQZ. Dhe Komisioneri sigurish që ka praktika të tjera”, deklaroi Sefa.

Një shpjegim në lidhje me ngjarjen e jep përfaqësuesi i PL, Kaziaj, i cili sqaroi se ekzistenca ose e emrit të Metës krah koalicionit, nuk ndikon pasi votohet programi jo emri i Metës.

“Nuk do të thotë që zgjedhjet i fiton kryetari i një partie politike por forca dhe programi që i fiton zgjedhjet”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.