E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati për Teatrin/ Beqaj: Mos i bëj presion kreut të Hipotekës. Vokshi: Nuk po të pyes ty, kur të..
Politikë

Debati për Teatrin/ Beqaj: Mos i bëj presion kreut të Hipotekës. Vokshi: Nuk po të pyes ty, kur të..

Kryeregjistruesi i Hipotekës Valdin Pjetri ka marrë pjesë sot në Komisionin e medias ku është përgjigjur në lidhje me pronat tek Teatri Kombëtar.

Kryetarja e këtij komisioni është përfshirë në debat me Pjetrin, pasi ky i fundit nuk i jepje informacionin që ajo kërkonte.

Vokshi ka ndërprerë disa herë fjalën dhe i ka thënë që është vegël dhe e kanë detyruar që të mos flasë.

komisioni i medias

Debati

Vokshi: Jani në shkelje të ligjit. Më thoni sa metra ka bashkia Tiranë

Pjetri: Duhet bërë  mbledhja e informacionit, duhet bërë mbledhja e truallit shtet.

Vokshi: Jo shtet, por bashkisë

Pjetri: Nuk ka një VKM për regjistrim, prandaj rezulton shtet. Prandaj ju them shikoni dokumentin që u kam sjell.

Vokshi: Kur nuk e dini më mirë heshtni. Pyetja është e thjeshte: Sa metra ka Bashkia?

Pjetri: Nga një mbledhje e përafërt që bëmë tani janë mbi 200 metra.

Beqaj: Ja ku është bashkia, ta shikojnë kamerat.

Vokshi: Nuk po të pyes ty, kur të bëhesh kryeregjistrues atëherë fol.

Vokshi: Sa metra katro ka Fusha.

Pjetri: Për privatin nuk e keni kërkuar.

Vokshi: Mos u bëni vegël, e di që të kanë urdhëruar

Beqaj: Mos i bëj presion

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.