E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëbimi i pazakonte në 3 të natës, familja shqiptare në faqen e parë të gazetës gjermane
Lajme

Dëbimi i pazakonte në 3 të natës, familja shqiptare në faqen e parë të gazetës gjermane

Pas tre viteve qëndrim në Gjermani, shtetit vendosi që të kthejë në Shqipëri familjen prej 5 anëtarësh.  Xhezo Ajazaj bashkë me gruan dhe tre vajzat e tij jetonin në Berlin dhe ky i fundit ishte shpallur edhe punëtori i vitit, por kjo nuk e ka penguar që ata të deportohen për në Shqipëri.

Sipas Bild.de pavarësisht se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.

31-vjeçari Xhezo Ajazaj dhe gruaja e tij Artjola 29 vjeç si dhe vajzat e tyre Klara 8 vjeç dhe Lejman,  si dhe Karolina 6 muajshe e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri.

Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit, por senatori i brendshëm nuk ka pritur më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim.

Në orën 3:00 të natës, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi pasi duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.

Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, ndërsa historia e tyre ka bërë bujë edhe në mediat gjermane. Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë dhe çështja e tyre të rishikohet.

Edhe pronari i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar që punonte në ndërtim, duke theksuar se ‘punon sa për tre vetë’.

Babai ishte një punëtor i përhershëm, gruaja e tij kishte një pozicion trajnimi si një infermier, pra e gjithë familja është e integruar mirë.

Pastor Reinhart Kraft, i cili kishte diskutuar largimin me familjen të enjten, është indinjuar: “Familja ishte e gatshme të largohej. T’i  trajtojmë tani si keqbërës është e pakuptueshme. Unë jam i tronditur. ”

Pavarësisht këtyre familja shqiptare është përzënë dhe sipas legjislacionit ata nuk mund të shkojnë më në Gjermani për 2 vite pasi ata janë përzënë forcërisht nga Gjermania. Bild.de

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.