E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debutim pozitiv në Europë, Ballkani  e mlbyll  barazim në Kosovë
Lajme

Debutim pozitiv në Europë, Ballkani e mlbyll barazim në Kosovë

Nëse do të bësh gjëra të mëdha, nuk është e domosdoshme të jesh i madh. Këtë e tregoi më së miri Ballkani që debutoi në Conference League me barazim. Skuadra dardane barazoi 1-1 me CFR Cluj.

45 minutat e para  përfunduan pa gola. Raste pati nga të dyja palët, por pa arritur dot te konkretizimi. Shpeshherë, ekipi i  drejtuar nga Ilir Daja provoi të zgjidhte ndeshjen me anë të goditjeve nga larg.

Momenti i shumëpritur do vinte në minutën e 65-të. Thaçi do godiste me të djathtën e tij, duke çuar topin pas shpinës së Scuffet.

Pavarësisht rezultatit që  fliste në favor të vendasve, ishte pikërisht ekipi nga Suhareka që po dominonte me mbajtjen e topin.

Atëherë kur pritej vërshëllima e arbitrit, miqtë rumun vendosin ekuilibrat me Yuri Matias.

Ndeshja e radhës për Ballkanin është në Çeki ndaj Sllavia Prague, ndërsa Cluj sfidon Sivassporin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.