E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Defekt në tragetin e nisur nga Bari, 280 pasagjerë kalojnë tre orë tmerri në det të hapur
Lajme

Defekt në tragetin e nisur nga Bari, 280 pasagjerë kalojnë tre orë tmerri në det të hapur

Tre orë ankthi për 280 pasagjerë të tragetit Rigel 1 në det të hapur mbrëmjen e shkuar.

Porti-Durres-kontenieret-sotKapiteni i portit Taulant Allka bëri me dije se nje problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë black out në orën 03:00 të mëngjesit.

Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik.

Kapiteni i Tragetit ka  qëndruar për rreth 3 orë në det te hapur deri sa te bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit. Moti nuk ka qenë aspak favorizues.

Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kane denoncuar tek autoritetet italiane.

Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qënë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit trageti është nisur pas vënies në funksion e riparimit të defektit. Pritet që trageti të ankorohet në orën 16:00 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.