Degjeneron debati kuvendar, Zhupa:O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja!
https://www.instagram.com/reel/DDM7Be3NfMb/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Deputetët e mazhorancës dhe ministrat e saj braktisin sallën e Kuvendit.
Gjithçka ndodhi në nisje të interpelancës për vrasjen e Martin Canit.
Socialistët përdorën si pretekst fjalën e deputetes demokrate, Ina Zhupa.
Sipas tyre, Zhupa ka përdorur fyerje ndaj deputetit socialist, Erion Braçe.
Ina Zhupa: Në mungesë të dhënies së fjalës për replike me zotin Xha Sulo nga filmi Kapedani alias Erion Brace. Dua të them se ke një problem me gjatësinë, por nuk ta zgjidh dot unë këtë problem. Unë nuk i dëgjoj nën ata 1.5 metra.
Nuk e di kush ta jep të drejtën që të më quash si ruse, sepse unë nuk ja jap vetes të drejtën të të quaj kone edhe pse të quajnë të gjithë. Nga ana ime, nga unë vij, fëmijët i trajtojmë me respekt dhe kur futen në çështje të të mëdhenjve ne kemi një shprehje dhe i themi: O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja. E meriton plotësisht.
Erion Braçe: Mbaje gojën, fytyrë e keqe, plehrë, e di ç’te punoj!
Debati mes Zhupës dhe Braçes lindi në nisje të seancës, ku deputetja demokrate e akuzoi maxhorancën se e përdor komisionin e dezinformimit për të kapur mediat.
“Mediat që nuk ndjekin linjën e qeverisë duan t’i përndjekin. Mbylleni komisionin e dezinformimit. Del kryetari i komisionit dhe thotë të ndiqen penalisht gazetarët. Kam një kërkesë prej jush. Mbyllni komisionin e dezinformimit, këta duan të persekutojnë mediat, sepse nuk u çojnë ujë qeverisë”, tha Zhupa.
Braçe, në përgjigjen e tij, i cilësoi akuzat për përpjekje për kapjen e mediave si të pavërteta: “Është e qartë që unë nuk kam thënë atë që ti thua. Ajo që është shumë e qartë është se mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse,” tha Braçe.
Braçe: “Mos u lyej me parfum, pri thonjtë. Kjo është e para. E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment, në mbledhjen e djeshme të komisionit, në atë që kam thënë para mediave, nuk kam kërkuar të hetohet media apo gazetarët. Kam thënë që duhet të hetohet deri në fund krimi, të mbahen përgjegjës të gjithë autorët. Kam kërkuar dhe do vijoj ta kërkoj që autoritetet të hetojnë dezinformimin që ka qëllim të qartë politik. Ti je njëra nga ato që duhet të hetohesh për dezinformimin, mbi të gjitha që dezinformon hapur fare në Kuvend. Që ti nuk di të lexosh, unë këtë e dimë, por që nuk dëgjon, ky është problem tjetër mental. Deklaratat janë publike, merri dëgjoji, zbardhi, nëse s’di të shkruash, ti zbardh, unë. Është e qartë që unë nuk kam thënë atë që thua ti, dhe është shumë e qartë që ti mund të dukesh si ruse, por nuk je ruse.”
Sallën e braktisi edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ishte thirrur në interpelancë, për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku pas një sherri mes të miturve humbi jetën 14 vjecari në shkollën ‘Fan Noli’.
Pas akuzave të Zhupës nga foltorja e Kuvendit ndaj Braçes, deputetët dhe ministrat socialistë braktisë sallën. Kryeparlamentarja Spiropali njoftoi pas kësaj situate 10 minuta pushim. Me rinisjes e seancës, socialistët nuk u paraqitën në sallë, me përjashtim të kreut të grupit parlamentar Peleshi, i cili kërkoi shtyrjen e seancës.
Kërkesa u pranua nga Spiropali.
“Kemi kërkuar një minimum të ndjesës publike, të cilën nuk po e shohim”, tha Peleshi, të cilit Flamur Noka i replikoi pa mikrofon se “Erioni duhet përjashtuar”.
Më tej, Peleshi tha: “Ajo që më shqetëson më tepër është se çfarë rrezatojmë ne këtu, ndaj do të kërkoja në emër të grupit parlamentar të PS që pikat e rendit të ditës të kësaj seance të diskutohen dhe votohen në seancën e radhës”.
Duke njoftuar mbylljen e seancës, Spiropali tha se “duke qenë se deputetët e PS janë tërhequr nga pikat në rendin e ditës për shkak se kjo sallë nuk është funksionale për shkak se deputetët nuk janë këtu, unë marr të drejtën sipas neni 66 të mbyll seancën plenare dhe pikat në rendin e ditës do kalojnë në seancën e radhës plenare, ku do kemi mundësi ti diskutojmë me seriozitetin që ato meritojnë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



