E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deivis Myslymi mesazh prekës: Pse mi more, o Zot?!
Flash

Deivis Myslymi mesazh prekës: Pse mi more, o Zot?!

Aksidenti tragjik në aksin Gjirokastër–Tepelenë që i mori jetën tre të rinjve, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari, ka prekur thellë jo vetëm komunitetin lokal, por edhe botën artistike.

Aktori Deivis Myslymi, i njohur për publikun shqiptar, ka reaguar me dhimbje pas lajmit, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës për dy nga viktimat, të cilët i kishte miq të afërt.

“Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një ‘pse’ që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”, shkruan Myslymi, duke reflektuar tronditjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme të tre të rinjve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.