E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e Bashës, reagon Fuga:Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet?
Politikë

Deklarata e Bashës, reagon Fuga:Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet?

“Të mos njohësh zgjedhjet, logjikisht, me logjikën më elementare, nuk do të shkosh në Kuvend. A do të digjen pra mandatet, a do të hyjmë përsëri atje ku ishim?”, vijon akademiku.Akademiku Artan Fuga komentoi deklaratat e kreut të PD Lulzim Basha pas takimit me kryetarët e rretheve duke ngritur disa pyetje.

artan fuga

“Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet? Apo nuk njeh vetëm atje ku nuk ka fituar?”,  është një nga pyetjet e parashtruara nga Artan Fuga.

Postimi i plotë

Interesante deklarata e zotit Lulzim Basha sot me kryetarët e rretheve!

Pesë pyetje lindin që mediat dhe gazetarët duhet të bëjnë për të na sqaruar ne të tjerëve:

  1. Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet? Apo nuk njeh vetëm atje ku nuk ka fituar?
  2. Të mos njohësh zgjedhjet, logjikisht, me logjikën më elementare, nuk do të shkosh në Kuvend. A do të digjen pra mandatet, a do të hyjmë përsëri atje ku ishim?
  3. Po deputetët çfarë thonë? A janë pyetur? Po partitë e tjera opozitare? Se partia nuk i njeh, por ligja njeh deputetin jo partinë.
  4. A nuk do të kishte qenë më mirë që me këto kushte që diheshin, të mos kishte hyrë në ato zgjedhje, dhe jo të hynte dhe të deklaronte mosnjohjen pas rezultatit?
  5. Kur nuk i njeh, a propozon zgjedhje të reja, apo çfarë? Se ne si qytetarë duam të dimë çfarë do bëhet. Çfarë do të bëjë opozita?
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.