E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e ish deputetes Vokshi: Kemi fakte se është tentuar manipulimi i provave të vrasjes së Klodian Rashës
Publik News

Deklarata e fortë e ish deputetes Vokshi: Kemi fakte se është tentuar manipulimi i provave të vrasjes së Klodian Rashës

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

Në emisionin Java në Rtsh, ajo tha se është tentuar manipulimi i fakteve në vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

Ndërkohë, Vokshi vuri theksin se Rama largoi Sandër Lleshaj nga posti i Ministrit të Brendshëm sepse nuk i duhej, ndërsa tha se janë tentuar manipulimi i fakteve në vrasjen e të riut, Klodian Rasha.

“Ne kemi të dhëna, na kanë ardhur fakte të sakta se kanë tentuar për të manipuluar provat. Tentoi 3 ditë që t’ia dorëzonte gabimin viktimës. Mbas 3 ditësh, sakrifikoi Sandër Lleshaj se nuk i duhej dhe emëroi Bledi Çuçin. Është një emër që gjendet në oborrin e Ramës, pasi Rama është Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Ministër i Bujqësisë. Është vetëm një emër në oborrin e Ramës,” tha Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.