E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë e politikanes serbe: Kosova e fitoi duelin për dokumentet, Kurti s’do të bëjë kompromis
Publik News

Deklarata e fortë e politikanes serbe: Kosova e fitoi duelin për dokumentet, Kurti s’do të bëjë kompromis

Politikania serbe, Rada Trajkoviç ka thënë se Kosova e ka fituar duelin diplomatik për dokumentet. Përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia e ka humbur shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitet me formimin e komunave me shumicë serbe.

Sipas saj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis.

“Është e padiskutueshme që Kosova fitoi duelin diplomatik për dokumentet. Dhe ekipi ynë negociator humbi shansin për ta kushtëzuar marrëveshjen për reciprocitetin të paktën me formimin e ZSO-së. Kurti është i inkurajuar dhe nuk do të jetë edhe më i gatshëm për kompromis. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë ata që kanë për qëllim një Kosovë multietnike”, ka shkruar ajo, raportojnë mediat ne Kosovë.

Capture

Të shtunën, Serbia dhe Kosova ranë dakord për një politikë të re kufitare nën një proces dialogu të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka njoftuar shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.