E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e fortë: Niko Peleshin e kanë filmuar, po e shantazhojnë!
Lajme

Deklarata e fortë: Niko Peleshin e kanë filmuar, po e shantazhojnë!

Tedi Blushi ‘sfidon’ kreun e Kuvendit për Ergys Agasin

Debatet në Kuvend janë përshkallëzuar gjatë diskutimeve për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i është drejtuar drejtpërdrejt kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendime lidhur me biznesmenin Ergys Agasi.

Blushi ka pretenduar se edhe Peleshi mund të jetë përfshirë mes personave që, sipas tij, janë filmuar apo shantazhuar nga Agasi. Ai e ka sfiduar kryeparlamentarin të japë përgjigje publike nëse është takuar me biznesmenin dhe nëse është shantazhuar me video.

“Për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen”, deklaroi Blushi, duke vijuar me pyetje të drejtpërdrejta ndaj Peleshit.

Deputeti i Partisë së Lirisë ngriti gjithashtu pretendimin se Ergys Agasi ka filmuar kryetarin e Kuvendit dhe iu referua përgjimeve të bëra publike në kuadër të hetimeve.

Blushi: “A e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video?”

Nga foltorja e Kuvendit, Blushi tha se institucionet kanë rënë dhe vuri në pikëpyetje funksionimin e Parlamentit.

“Të gjitha institucionet kanë rënë. Nuk mund të flasim sot për Parlament dhe për më tepër për një parlament ku edhe kryetari i parlamenti është filmuar nga Ergys Agasi. Të sfidoj kryetar, se në fakt përgjimet treguan se është Taulant Balla kryetar i këtij parlamenti”, u shpreh ai.

Më pas, Blushi iu drejtua drejtpërdrejt Peleshit me një seri pyetjesh.

“Jepu llogari shqiptarëve a e ke takuar Ergys Agasin, a je shantazhuar me video nga Ergys Agasi, a do përfundosh edhe ti si Vlora Hyseni?”, tha deputeti.

Blushi vijoi me kritikat ndaj institucioneve dhe kërkoi ndërprerjen e funksionimit të Kuvendit.

“Kyçeni këtë parlament, madje vërini flakën. Kemi një president kukull që as ka guximin të reagojë. Prandaj drejtues i seancës për fat të keq kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen. Ta shpërndajmë këtë parlament krimi”, deklaroi ai.

Pretendimet e Blushit për filmime dhe shantazh ndaj Peleshit janë paraqitur prej tij si informacione që disponon, ndërsa në materialet publike të raportuara deri tani nuk është paraqitur provë që t’i konfirmojë ato.

Peleshi: “Ishte e gjitha një fantazi për piano dhe orkestër”

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është përgjigjur deklaratave të Blushit duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe duke përdorur ironi ndaj deputetit.

“Kujton se dëgjova ndonjë tronditëse që s’mund t’i bëj replikë?! Ishte e gjitha një fantazi, për piano dhe orkestër”, u shpreh Peleshi.

Në vijim, duke iu referuar pretendimit për regjistrime dhe shantazh, kryeparlamentari shtoi:

“Jo, jo, regjistroje, asnjëherë. Ti mbase po. Ti mbase po”.

Përplasja mes dy deputetëve u zhvillua në një seancë të dominuar nga debatet mbi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe lidhjet e pretenduara të saj me Ergys Agasin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.