E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e Marta Kos për Zvërnecin shkakton “tërmet” në BE
Politikë

Deklarata e Marta Kos për Zvërnecin shkakton “tërmet” në BE

Deklarata e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me projektin në Zvërnec, ka hapur diskutime dhe ka nxitur pakënaqësi në disa struktura të Bashkimit Europian.

“Kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen”, u shpreh Kos, duke iu referuar shqetësimeve të ngritura për projektin.

Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga Politiko.al, kjo deklaratë nuk është pritur njësoj nga të gjitha institucionet europiane. Burime nga Brukseli bëjnë me dije se kabineti i komisioneres është përballur me pyetje dhe kritika të brendshme, pasi deklarata nuk është konsideruar nga të gjithë si një qëndrim i koordinuar në nivel të BE-së.

Po të njëjtat burime theksojnë se reagimet publike në Shqipëri, përfshirë pankartat e protestuesve ku përmendet emri i Kos, kanë tërhequr vëmendjen edhe në qarqet europiane. Paralelisht, në rrjetet sociale janë shtuar komentet kritike ndaj saj, duke e kthyer çështjen në një debat më të gjerë politik dhe publik.

Brenda institucioneve të Bashkimit Europian, mësohet se po zhvillohen diskutime mbi ndikimin që kjo deklaratë ka pasur në opinionin publik shqiptar dhe në perceptimin ndaj projekteve të ndjeshme mjedisore.

Burimet shtojnë gjithashtu se ka pasur kontakte informale mes zyrtarëve europianë dhe përfaqësuesve shqiptarë pranë institucioneve të BE-së, me qëllim sqarimin e situatës dhe kuptimin e reagimeve në terren.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, kryeministri Edi Rama ka pasur përplasje me disa zyrtarë europianë gjatë komunikimeve të fundit. Madje, sipas pretendimeve, ai është perceptuar si agresiv në qëndrimet e tij.

“Ai sillet si një bullizues. Ne duam largimin e tij. Thuajuni qytetarëve të vazhdojnë protestat dhe të mos tërhiqen”, citohet të kenë thënë disa zyrtarë, sipas burimeve për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.