E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata skandaloze e Zelenskyt për Kosovën, Berisha: E papranueshme!
Lajme

Deklarata skandaloze e Zelenskyt për Kosovën, Berisha: E papranueshme!

“Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosova.

Berisha e ka cilësuar këtë deklaratë si të papranueshme, duke theksuar se ajo bie ndesh me vendimet e NATO, qëndrimet e vendeve kryesore anëtare të Aleancës dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, pavarësisht këtij qëndrimi, mbështetja e shqiptarëve ndaj Ukrainës përballë agresionit rus nuk duhet të ndryshojë.

“Ne shprehim keqardhje për deklaratën e presidentit Zelensky në Beograd për pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai u shpreh se është e njëanshme. Kjo deklaratë e tij vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e vendeve kryesore anëtare të NATO-s, vjen kë kundërshtim të hapur me ligjin, me të drejtën ndërkombëtar të interpretuara ato me kërkesë të Beogradit nga Gjykata Ndërkombëtare të OKB-së, e cila është shprehur për ligjimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Po nga ana tjetër, deklarata është dhe një aspekt tjetër jashtë çdo aspekti historik. Shqiptarët janë një komb mik me kombin ukrainas dhe në Shqipëri dhe në Kosovë, ata janë solidarizuar plotësisht më luftën heroike. Serbia gjer para pak kohësh ishte Kali i Trojës i Kremlinit në Ballkan. Është Rusia e vogël. PD e deklaron këtë deklaratë të papranueshme. Mendoj se shqiptarët dhe Shqipëria duhet të ngelen të palëkundur në mbështetje të Ukrainës ndaj agresionit në Rusi. Nëse presidenti bëri një deklaratë të tillë, nuk mund të ndryshojë qëndrimin ndaj agresionit barbar rus ndaj popullit ukrainas,” u shpreh Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.