E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata tronditëse: BE pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK-së!
Lajme

Deklarata tronditëse: BE pro dënimit të 4 ish-liderëve të UÇK-së!

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Bashkimi Europian ka interes që procesi ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës të përfundojë me dënime, duke argumentuar se vetë struktura e drejtësisë speciale është ndërtuar me financime të konsiderueshme ndërkombëtare.

Gjatë një interviste televizive, Spahiu deklaroi se sipas tij, nëse katër ish-krerët e UÇK-së shpallen të pafajshëm, do të krijohej perceptimi se Gjykata Speciale për Kosovën dhe prokuroria e saj kanë funksionuar pa rezultat.

Ai theksoi se për ndërtimin dhe funksionimin e kësaj gjykate janë investuar rreth 400 milionë euro, duke shtuar se një vendim pafajësie do të vinte në pikëpyetje gjithë këtë investim institucional dhe politik.

Sipas Spahiut, në Hagë ekziston edhe një klimë politike e ndikuar nga përplasjet e fundit mes SHBA-së dhe BE-së. Ai argumentoi se disa liderë ballkanikë që konsiderohen pro-amerikanë nuk mirëpriten nga qarqe të caktuara europiane, duke përmendur se ish-drejtuesit e arrestuar të UÇK-së njihen për qëndrime të afërta me politikën amerikane.

Spahiu shtoi se, sipas vlerësimit të tij, institucionet që kanë investuar financiarisht dhe politikisht në ngritjen e gjykatës do të kërkojnë që procesi të përfundojë me një vendim dënues për ish-liderët e UÇK-së.

“Nëse do të çohej në pafajësinë e 4 ish-liderëve të UÇK-së, sipas BE-së i bie që kjo Gjykatë dhe kjo Prokurori ka funksionuar kot. Ka një lloj xhelozie, ka një lloj tentative për ndoshta si një lloj reaksioni që diplomatët amerikanë i kanë bërë liderëve të UÇK-së. Duke parë situatën gjeopolitike të përplasjeve të europianëve me amerikanët, unë mendoj se ka një lloj xhelozie dhe nuk mirëpriten liderët ballkanikë që janë pro-amerikanë. Dhe dihet që liderët e arrestuar shqiptarë, lider të UÇK-së, janë pro-amerikan dhe kryesisht pro-Trump.

Dhe unë shikoj pak gjasa që të shkohet drejt pafajësisë. Mendoj që ata që kanë investuar miliona euro (400 milionë euro) për ndërtimin dhe funksionimin e kësaj prokurorie dhe gjykate, do të kurorëzojnë edhe punën dhe investimin e kësaj prokurorie dhe gjykate, fatkeqësisht me dënimin nga gjykata të liderëve të UÇK-së”, tha mes të tjerash Spahiu në emisionin ‘Repolitix’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.