Deklaratat se Shqipëria mund të shohë nga lindja janë gabim, nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në’
Fjalën e fundit e ka zonja Merkel. Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Mua personalisht më bëri përshtypje një fjalë identike midis deklaratës së kancelares dhe Krishbaun. Krishbaun tha para vizitës se Ramës në Berlin dhe të njëjtën fjali e thoshte edhe kancelarja Merkel. Reformat nuk i bëni për hatrin tonë por për të mirën e shqiptarëve. Ata flasin në të njëjtën gjuhë, tha Feilcke
Më bëri përshtypje një tjetër deklaratë nga Berlini më konkrete dhe kritike, ishin ato të ministrit të Shtetit për Evropë, anëtar i Partisë Social-Demokrate. Mik i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Nuk janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyer në gjermanisht.
Pyetetje nëse është disktuar për çështjen Tahiri ajo ju përgjigj: Për fat të keq nuk isha në takimin me kancelaren sepse ishte takim konfidencial në Berlin. Por, nga burimet e DW, biseda me kancelaren gjermane ka qenë shumë e hapur. Ndërsa në takimin me deputetët gjermanë është përmendur. Është përmendur edhe në tryezën e rrumbullakët. Ministri i Shtetit për Evropë e ka përmendur këtë çështje dhe ka shprehur shqetësimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



