E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i  Erogen Vasos nga spitali pas atentatit
Lajme

Reagimi i Erogen Vasos nga spitali pas atentatit

Viktimat i kisha miq, s’kam lidhje me grupe kriminale

Shkodra u trondit dje  nga një atentat mafioz. Nga të shtënat mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër i plagosur.

Si pasojë e atentatit humbën jetën shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Erogen Vaso (Brajovic) i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital.

Erogen Vaso u hpreh ngushëllime familjeve të dy miqve të tij që mbetën të vrarë në atentat.

Në reagimin për voxnews, Erogen Vaso thekson se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal që po përfliten në media, ndërsa kërkon që të zbardhen sa me shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik!

Reagimi i Erogen Millan (Brajovic):

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.

Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.

Une kam qene  per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka  perfaqesuar  komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.