E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del FOTO, ky është autori i vrasjes së 40-vjeçarit në Babrru
Flash

Del FOTO, ky është autori i vrasjes së 40-vjeçarit në Babrru

Arlind Demushi, 38 vjeç, është arrestuar nga Policia si autori i dyshuar i vrasjes së Hajdar Ismailgecit, 40 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes (2 tetor) në Babrru, pranë shkollës “Azem Hajdari”.

Demushi u kap në Durrës në një operacion të organizuar nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcën Operacionale, ndërsa në çantën që mbante me vete iu gjetën veshjet që kishte përdorur gjatë krimit.

Viktima është goditur me një mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, dhe ka ndërruar jetë në vend nga një plagë e vetme me thikë.

“Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën”, informoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.