E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Delina Fico përgënjeshtron dëgjesën në Kongresin amerikan: Ishte me thashethemet e Sali Berishës, ja si qëndron e vërteta
Lajme

Delina Fico përgënjeshtron dëgjesën në Kongresin amerikan: Ishte me thashethemet e Sali Berishës, ja si qëndron e vërteta

Delina Fico, drejtoresha e Programeve të Shoqërisë Civile, ka reaguar pas raportimeve se në Kongresin amerikan u diskutua për Sali Berishën, ku gazetari Tyler O’Niel ka dëshmuar në Kongres se fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë mbështetur një institut që realizoi ndryshimet në drejtësi në Shqipëri.

Ai tha gjithashtu se këto ndryshime, pretendohet se çuan në burgosjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, me qëllim për t’i mbyllur gojën.

“Prej vitesh Sali Berisha pretendon se East-Ëest Management Institute (EËMI) ka luajtur rol në reformën në drejtësi në Shqipëri, financuar edhe nga fondacioni Soros.

Fatkeqësisht, ky pretendim i rremë i tij u referua dje edhe në një dëgjesë në Kongresin e SHBA. E di çfarë është më e trishtuar? Në të gjitha këto vite që Sali Berisha e përsërit këtë gënjeshtër, asnjë gazetar ose media nuk ka bërë detyrën e tyre bazë: të pyesë EËMI, USAID apo dhe fondacionin Soros për këtë pretendim, si dhe të kërkojë prova për ta vërtetuar atë, si, p.sh., duke lexuar raportet mbi aktivitetin e fondet e EËMI në Shqipëri, raporte, të cilat janë publike.

Po të kishin bërë thjesht detyrën e tyre si gazetarë, para se të përhapnin më tej gënjeshtrën e Sali Berishës, këta gazetarë e këto media do të kishin konstatuar se:

Eëmi nuk ka marrë asnjë financim nga fondacioni Soros për programet në Shqipëri; (2) Eëmi dhe programet që Eëmi ka zbatuar në Shqipëri, të financuara nga usaid dhe departamenti i shtetit të SHBA, nuk kanë luajtur asnjë rol në reformën në drejtësi në Shqipëri”, shkruan ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.