E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dendias të deklarojë adresën dhe 30 euro”, revoltohet IDRIZI: T’i NDALOHET hyrja GREKËVE në Shqipëri, ministri grek s’heq dorë nga ‘axhenda’ edhe në kohë Covidi
Publik News

“Dendias të deklarojë adresën dhe 30 euro”, revoltohet IDRIZI: T’i NDALOHET hyrja GREKËVE në Shqipëri, ministri grek s’heq dorë nga ‘axhenda’ edhe në kohë Covidi

Protesta e PDIU para Ministrisë së Jashtme

Tensionohet sërish situata në protestën e organizuar nga PDIU përpara ministrisë së Jashtme, kur ditën e sotme ka mbërritur kryediplomati grek Nikos Dendias.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i revoltuar ka kërkuar ndalimin e shtetasve grekë në kufi, ashtu sikundër ndodh me emigrantët shqiptarë të kthyer në doganë gjatë pandemisë.

Idrizi përmendi disa nga çështjet që sipas tij janë braktisur nga qeveria shqiptare, ndër to çështja Çame, Ligji i Luftës dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Idrizi tha se edhe në kohë pandemie, ministri i Jashtëm grek Dendias, ka vendosur që të shtyjë përpara axhendën greke.

“Shqipëria të ndalojë hyrjen e grekëve, ministri grek të deklarojë adresën dhe 30 euro. Nuk flasim më për Ligjin e Luftë, kemi hequr çështjen Çame nga axhenda e diskutimeve, i kemi dhënë fajalën Greqisë që do të bëjmë censusin me deklarim me vullnet të lirë, që të dalin prapë 300 mijë grekë. Kemi hequr konceptin e zonave minoritare, ku ka 20 minoritarë do kërkojnë tabela në gjuhën greke. Shqipëria deri më sot ka marrë vetëm vulën apostile. A u kujtua ky i gjati dy metra për 800 mijë shqiptarë në Greqi që të mësojnë shqip dhe të mos harrojnë gjuhën? Ky është turpi i rradhës i shtetit shqiptar. Si është e mundur që Greqia dhe ministri i Jashtëm i Greqisë nuk heq dorë në kohë Covidi për të çuar përpara axhendën”, deklaroi Idrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.