E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënimi i Saimir Tahirit/ Kryemadhi: Proces i orkestruar nga Edi Rama!
Lajme

Dënimi i Saimir Tahirit/ Kryemadhi: Proces i orkestruar nga Edi Rama!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar dënimin dhe arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një intervistë për Ora News, ajo shprehet se i gjithë procesi ndaj Tahirit është orkestruar nga Edi Rama.

Kryetarja e LSI-së e ka cilësuar ish-ministrin si një nga oficerët e fushës së zotit Rama.

“A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky process është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama?

Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama. Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është një situatë që ka vetëm emrin e Edi Ramës” – tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.