E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dënimi me 18 vite, djali i Kadri Veselit: Duhet të jemi të fortë
Lajme

Dënimi me 18 vite, djali i Kadri Veselit: Duhet të jemi të fortë

Klestor Veseli reagoi pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj babait të tij, duke thënë se familja do të vijojë të përballet me situatën duke qëndruar e fortë.

Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe një prej ish-drejtuesve të UÇK-së u dënua me 18 vite burgim.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, Klestor Veseli u shpreh se familja do të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar dhe e fortë përballë vendimit të dhënë nga trupi gjykues.

“Faleminderit shumë nga ju, por të fortë jemi, të fortë duhet me qëndru – nuk kemi asgjë më shumë”, deklaroi ai pas përfundimit të seancës.

Kadri Veseli u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vite burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas shpalljes së vendimit, mbrojtja e Veselit pritet ta ankimojë aktgjykimin në Gjykatën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Mbrojtja kërkon rrëzimin e vendimit dhe shpalljen e pafajësisë së tij.

Në masën e dënimit të dhënë ndaj Kadri Veselit do të përfshihet edhe periudha që ai ka kaluar në paraburgim gjatë procesit gjyqësor.

Vendimi ndaj Veselit është pjesë e aktgjykimit të dhënë nga Gjykata Speciale për çështjen që lidhet me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.