E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denisa Dibra, 26-vjeçarja që festoi dje ditëlindjen dhe sot po lufton me vdekjen është vajza e gazetarit të njohur të RTSH-së, disa ditë më parë u fejua
Publik News

Denisa Dibra, 26-vjeçarja që festoi dje ditëlindjen dhe sot po lufton me vdekjen është vajza e gazetarit të njohur të RTSH-së, disa ditë më parë u fejua

 

Denisa Dibra 26-vjeçarja e cila drejtonte makinën Volksëagen përfshirë në aksidentin e rëndë me 2 viktima në tunelin e Elbasanit është vajza e gazetarit të RTSH-së.

Denisa është vajza e Edmond Dibrës, komentatorit të njohur sportiv dhe po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ajo, bashkë me mikëshën e saj, Nervida Garunjarup dhe i janë nënshtruar terapisë intensive, teksa gjendja paraqitet tejet delikate.

Denisa ditën e djeshme festonte dhe ditëlindjen teksa disa ditë më parë kurorëzoi edhe historinë e saj të dashurisë me fejesë.

Pikërisht për të festuar ditëlindjen, vajzat kishin shkuar në Korçë por u përplasën nga një shofer i dehur në makinë.

MË SHUMË NGA AKSIDENTI ME 2  VIKTIMA:

Mësohet se viktimat ishin ulur në pjesën e pasme të makinës “Volkswagen”, që u përplas nga një “Benz” me shpejtësi të madhe. Ato janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia nga Shkodra.

Ndërsa makina është në pronësi të 26-vjeçares Denisa Dibra, e cila së bashku me Nervida Garunjan kanë pësuar dëmtime të shumta, dhe aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve.

Vajzat ishin duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, kur makina e tyre u përplas nga pas nga një “Benz” që drejtohej nga 55-vjeçari Behar Pema. Ky i fundit po udhëtonte me shpejtësi tepër të madhe dhe dyshohet se ishte i dehur.

(Denisa Dibra dhe gazetari Edmond Dibra)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.