Denocimi i PD: Dështim, testi i matematikës doli nëpër grupe Whatsappi para provimit
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimit të maturës në lëndën e matematikës, nëpër grupe Whatsapp-i.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo shprehet se ministrja e Arsimit Besa Shahini është e dështuar, pasi u shpreh se janë marrë masa dhe nuk u zbatua.
Sipas Vokshit, ministrja thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna.
Postimi i plotë:
U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.
Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.
Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!
Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.
Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








