E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIM / ONE ALBANIA,PUSHIME ARBITRARE
Lajme

DENONCIM / ONE ALBANIA,PUSHIME ARBITRARE

DHE SHKELJE MASIVE TË KODIT TË PUNËS

Një punonjëse e One Albania ka denoncuar në redaksinë tonë mënyrën abuzive dhe të paligjshme me të cilën kjo kompani celulare trajton punonjësit e saj. Sipas saj, mosrespektimi i kontratave të punës është kthyer në rregull të pashkruar, ndërsa çdo drejtor i ri që vjen në krye të kompanisë nis menjëherë shkarkime masive në administratë – një praktikë që, përveç se shkel ligjin, reflektohet edhe në cilësinë e shërbimit ndaj abonentëve.

Rasti i punonjësit M.K., i pushuar padrejtësisht, është vetëm një nga dhjetëra të tjerë. Ai ka fituar gjyqin si në Shkallën e Parë, ashtu edhe në Apel, duke detyruar kompaninë t’i paguajë pagën e një viti si dëmshpërblim për zgjidhje të kontratës pa shkaqe të arsyeshme. Gjykata ka konstatuar shkelje të hapura të Kodit të Punës, Kodit të Procedurës Civile dhe Kushtetutës. Megjithatë, One Albania e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, duke e zvarritur me vite ekzekutimin e vendimit.

Një tjetër ish-punonjës, N.L., pret prej 8 vjetësh të marrë dëmshpërblimin e fituar në gjykatë, ndërsa kompania përdor një ekip të tërë juristësh për të shtyrë sa më shumë ekzekutimin e vendimeve, duke i dërguar dosjet në Gjykatën e Lartë ku radha e çështjeve është e pafundme.

Situata nuk ka ndryshuar as pas ardhjes më 20 qershor 2025 të Tamás Tábori si drejtor ekzekutiv i përkohshëm, i transferuar nga grupi hungarez 4iG. Sipas burimeve të brendshme, kompania po përballet me krizë financiare dhe ka vendosur të shkurtojë 10% të stafit. Punonjësve u kërkohet të firmosin dorëheqje të detyruara, ndërsa drejtorë e përgjegjës departamentesh po përballen me presione sistematike për largim të “vullnetshëm”.

Publik.al disponon dokumente dhe dëshmi të tjera që tregojnë se kjo nuk është praktikë e izoluar, por një model i qëndrueshëm i shkeljes së të drejtave të punonjësve në One Albania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.