Denoncimi/10 milionë e 500 mijë lekë (të reja) për “Marubin” e Cashkut
Denoncim me anë të një statusi nga gazetarja Enkelejda Mema :
10 milione e 500 mije leke (te reja) per “Marubin” e Kujtim Cashkut.
Qeveria hap “thesin” nga fondi rezerve i buxhetit te shtetit per 2019 per veprimtari krijuese ne nje INSTITUCION PRIVAT.
Nje rast i perseritur ky, ku miliona leke shkojne ne “arken” e institucioneve private qe si mburoje kane ngjarjet kulturore.
Per kujtese ish drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Melsi Labi u shkarkua nga detyre per faktin sepse deklaroi publikisht qe institucionet private me mburoje kulturen po marrin fonde me te medha nga qeveria, nderkohe qe kjo e fundit jep lemosha per institucionet e saj kulturore kombetare.
Per infomacion ne ate kohe te largimit te drejtorit, rreth dy vite me pare, buxheti i Muzeut Historik Kombetar nuk i kalonte 10 milione e 200 mije leke. Kujdes, pjesa me e madhe e fondit shkon per fatura drita, uje, telefona, nafte dhe shpenzime te tjera qe nuk kane te bejne me kalendarin e ngjarjeve kulturore te institucionit.
Buxheti i shtetit ka miliona per privatet e kultures dhe qindarka per institucionet shteterore kombetare te kultures.
Teatrit Kombetar, ç’i pane syte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



