E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i avokatit:  Një gjyqtare e Tiranës hodhi vjehrrën nga ballkoni, ngjarja u fsheh
Lajme

Denoncimi i avokatit: Një gjyqtare e Tiranës hodhi vjehrrën nga ballkoni, ngjarja u fsheh

Avokati Arben Llangozi ka bërë një deklaratë të fortë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sipas tij, një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.

Sipas tij, gjyqtarja ka përdorur batanijen me të cilën ishte mbuluar vjehrra për të mos lënë shenja gishtash, teksa ditën e krimit, kanë qenë të dyja vetëm në banesë dhe mungonte shërbëtorja. Avokati Llangozi shtron më tej pyetjet se pse Policia nuk e ka arrestuar këtë gjyqtare apo pse nuk ka nisur hetim ndaj saj.

Avokati nuk e përmend emrin e gjyqtares në denoncimin e tij, se për kë bëhet fjalë dhe ngjarja ka nevojë për verifikim. Gjithsesi, autoritetet mund ta marrin denoncimin e tij si indicie për të nisur hetimet.

Postimi i plotë:

E tmerrshme! Mora vesh se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.

Në ekzekutim kjo gjyqtare ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar. për të mos lënë shenja gishtash.

Atë ditë mungonte shërbëtorja dhe ishte vetëm në shtëpi Gjyqtarja bashk me vjehrrën e cila përfundoi jasht nga ballkoni në trotuar.

Përse policia nuk e ka arrestuar? A ka filluar hetim ? Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare ? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.