E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i bankës që zbuloi abuzimin e zyrtarëve të Financave
Lajme

Denoncimi i bankës që zbuloi abuzimin e zyrtarëve të Financave

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se si u zbulua skema e abuzimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i cili së bashku me drejtorin e personelit Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin Alban Ruli, ndihmuan biznesmenin Ilir Thano të përfitojë nga të mëdha nga rimbursimi.

Hoxha tha në emisionin e Blendi Fevziut se abuzimi u zbulua rastësisht nga banka. Ai tregoi se Thano kishte 20 mijë euro për t’i paguar një banke të nivelit të dytë dhe në këto kushte kishte dërguar motrën që të tërheqë paratë e derdhura nga Ministria e Financave.

Por, sipas tij, banka kishte vërejtur që Thano ishte debitor dhe në këtë mënyrë kishte bërë kallëzim në Prokurori, gjë që çoi në zbulimin e të gjithë skemës.

“Ministria e Financave ka disbursuar në bankë këstin e parë, 480 mijë euro. Thano nuk mund të shkonte në bankë sepse ishte kreditor dhe kishte 20 mijë euro pa paguar. Dhe shkon tek banka dhe çon të motrën. E motra hyn në sportel dhe tërheq 260 mijë euro. Ky priste atje, sepse kanë qenë kamerat që e kanë filmuar.

Banka në atë kohë shikon që në llogarinë e përmbbaruesit ishin 220 milionë lekë. Banka e shikon dhe i thotë që ti nuk mund të çosh lekë tek llogaria e të afërmit të Thanos, sepse ai është debitor tek unë dhe më parë duhet të më paguash mua. Banka e ka çuar çështjen në prokurori dhe nis hetimi mbi kallëzimin e bankës. Dhe nga hetimi se nga vijnë këto para është parë gjithë kjo praktikë korruptive”,  theksoi gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.