E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i Bardhit  : Gjysma e punonjësve të policisë pa numër identifikimi, shkelet ligji
Lajme

Denoncimi i Bardhit : Gjysma e punonjësve të policisë pa numër identifikimi, shkelet ligji

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bëri një denoncim të fortë nga Sheshi Wilson, ku po proteston me qytetarët.

Bardhi tha për mediat se gjysma e punonjësve të policisë janë pa numër identifikimi.

Ai deklaroi se ligji nuk e lejon që protestuesit pa numër identifikimi të jenë prezentë në protestë.

“Gjysma e punonjësve të policisë janë pa numër identifikimi. Mund të jenë të dërguar të bandave. Çdo punonjës policie që është pa identifikim të largohet. Mund të jetë i dërguar i bandës së Elbasanit, i dërguar i bandës së Shkodrës, i dërguar i bandës së Durrësit. Largo çdo punonjës që nuk ka numër identifikimi. Me ligj nuk lejohet asnjë punonjës policie pa emër apo pa numër identifikimi. Pjesa e të rinjve që janë mbrapa janë pa numër identifikimi. Janë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformë policie”, theksoi Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.