E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i METËS: Në 3 vite janë pastruar 1.2 mld euro”
Politikë

Denoncimi i METËS: Në 3 vite janë pastruar 1.2 mld euro”

Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, e përfshirë në interesat e grupeve kriminale

Facebook ka deklaruar se Shqipëria është e fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj, për industrinë prodhuese dhe për eksportet e mallrave dhe shërbimeve.

Sipas Metës “kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.”

Meta shkroi se “sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.”

Postimi i plotë: 

Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj.

Të fundit në rajon për industrinë prodhuese.

Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.

Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale.

Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit.

Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.