E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi i PD: Donika Prela, pjesë e përgjimeve telefonike me kreun e bandës së Avdylajve
Politikë

Denoncimi i PD: Donika Prela, pjesë e përgjimeve telefonike me kreun e bandës së Avdylajve

Ndërkohe qe kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Donika Prela, pret verdiktin e KPK, kurse ONM ka konstatuar probleme me pasurine e saj dhe te bashkeshortit per punen ne te zeze, Partia Demokratike ka nxjerre sot dy fakte renduese per pozicionin e Preles.

alibeaj

Sipas PD, Donika Prela eshte kapur ne pergjim me kreun e bandes se Avdylajve, ne kohen qe ishte ne krye te Prokurorise se Durres, kur Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm.

“Para se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar Donika Prela në nëntor-dhjetor me anëtaren e vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn”- ka pyetur sot ne nje deklarate nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E DEPUTETIT ENKELEJD ALIBEAJ, NËNKRYETAR I KOMISIONIT TË LIGJEVE.

Rasti i drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela po konfirmon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një vegël në duart e pushtetit për të mbajtur në sistem prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.

Në dosjen e Donika Prelës ka dokumenta që provojnë se miliona lekë nga pasuria e saj janë të pajustifikuar, se bashkëshorti i saj dyshohet për pastrim parash dhe se, në rastin më të mirë, ai ka punuar në të zezë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri një përpjekje të lavdërueshme për të hdhur dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të Donika Prelës, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është urdhëruar të mbajë në sistem një tjetër prokurore të korruptuar, të shantazhueshme nga politika dhe nga bandat.

Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, Komisioni I Pavarur I Kualifikimit ka për detyrë të verifikojë dy informacione të reja për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Së pari, të konfirmojë që Donika Prela, në konflikt të hapur inetresi, është takuar gjatë periudhës që ishte nën veting me anëtaren e trupës së vetingut, Valbona Sanxhaktari. Për lehtësi pune, i sugjerojmë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të kërkojë kamerat e Sigurisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në muajt nëntor dhjetor.

Së dyti, organet e vetingut duhet t’i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj? Përgjimet e dosjes 339 janë bërë në kohën kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit dhe Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësinë të bëjë verifikim të plotë për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një prokuror i korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar nuk mund të japë drejtësi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.