E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Ish-drejtori i policisë i akuzuar për 12 ton drogë, drejton fushatën e Bledi Çuçit
Publik News

Denoncimi: Ish-drejtori i policisë i akuzuar për 12 ton drogë, drejton fushatën e Bledi Çuçit

Kandidati i LSI,  Vangjel Tavo, ka lëshuar akuza dhe denoncime të forta ndaj ministrit të Brendshëm dhe kandidatit për deputete nga PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi. Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Tavo deklaroi se shefi i fushatës elektorale të Çuçit është një ish-drejtori i policisë, i akuzuar për trafikun e 12 tonëve drogë.

“Është këshilltar i zotit Cuçi, është shef i fushatës së Çuçit. Këtë e di unë, gjirokastritët dhe tepelenasit. Ish-drejtori i policisë së Qarkut Gjirokastër, i liruar nga detyra dhe ju hap edhe çështje penale në prokurori, u lirua nga detyra në kohën e Fatmir Xhafajt për 12 ton drogë në Përmet dhe ka dalë edhe në përgjime. Unë di çfarë ka ndodhur. Sot është në Gjirokastër, e njohin të gjithë në Gjirokastër, është futur në parcelat e kanabisit dhe i numëronte për të marrë paratë. Ka takuar plot njerëz, u ka ofruar plot gjëra, i ka intimiduar”, denoncoi Tavo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.