E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIMI/ “Ne 500 mijë lekë dhe kinezët 100 milionë, do e lë Shqipërinë”, rafineria Patoz-Marinzë si skllavëri
Flash

DENONCIMI/ “Ne 500 mijë lekë dhe kinezët 100 milionë, do e lë Shqipërinë”, rafineria Patoz-Marinzë si skllavëri

Ju kujtohet që kur u rrit çmimi i naftës në vitin e kaluar nisëm të bënim llogaritë dhe doli që Shqipëria prodhon më shumë naftë për frymë se Ukraina? Është e vërtetë, por kjo naftë u ka rënë në dorë njerëzve të gabuar, që po e përdorin për të pasuruar veten e tyre.

Jo vetëm kaq, por punëtorët shqiptarë po “shtypen” dhe po punojnë me pagat më të ulëta se të gjithë. Një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë nga një punonjës i kompanisë Bankers Petroleum, që operon në nxjerrjen e naftës në Patos-Marinzë, tregon gjithë çudirat që ndodhin në këtë rafineri.

Ai shprehet se punëtorët e rinj paguhen me një pagë thuajse minimale, teksa kalimi i parave çdo muaj nuk bëhet nga kompania Bankers, por nga një tjetër shoqëri, për të shmangur detyrimet ndaj shtetit. Pagat e shqiptarëve nuk kanë asnjë lidhje me ata të specialistëve kinezë në këtë rafineri.

Siç hakerat iranianë e zbuluan dhe ky punonjës e konfirmon, specialistët kinezë marrin plot 100 milionë lekë të vjetra në muaj, ndërkohë që pjesën më të madhe të punës e bëjnë shqiptarët. Shuma prej 100 milionësh lekë të vjetra dhe 500 mijë lekë që marrin shqiptarët janë dy “galaktika” të ndryshme.

Jo vetëm kaq, por ky punëtor i rafinerisë shton se supervizorët shqiptarë i detyrojnë punëtorët shqiptarë të heshtin. I zhgënjyer nga trajtimi që i bëjnë në atdheun e tij, ky qytetar i shkolluar i këtij vendi, ka marrë vendimin përfundimtar për ta lënë atdheun e tij. Ai ndez alarmin se pasuria e vendit po gllabërohet në bashkëpunim me shqiptarët.

DENONCIMI –  Prej pak kohësh jam punonjës i kompanisë Bankers Petroleum, që operon në nxjerrjen e naftës në Patos-Marinzë. Ne, duke qenë se jemi të rinj në profesion, fillojmë me një pagë afër minimales, të vendosur nga shteti dhe punojmë në një industri të rëndë, siç është ajo e naftës.

Madje ne nuk e marrim rrogën direkt nga Bankersi, por nga një kompani tjetër e jashtëligjshme, për të shmangur detyrimet ndaj shtetit. Besoj se të gjithëve u kujtohen kur dolën pagat në Shqipëri dhe rrogat e kinezëve ishin 100 milionë lekë (të vjetra). E njëjta gjë do të ndoshë sërish në fund të këtij muaji, mund ta vërtetoni ku të doni.

Kinezët ndërrohen çdo 6 muaj. Në asnjë kompani tjetër kudo në botë nuk i merr 100 milionë lekë. Ndërsa punëtorët shqiptarë marrin 500 mijë lekë (të vjetra) dhe të gjithë punën e bëjnë skllevërit, ndërsa kinezët shpërblejnë veten e tyre çdo muaj me bonuse të frikshme. Që kur kanë ardhur këta, çdo gjë në këtë fushë është drejt fundit, edhe për pak kohë do të përfundojë si Uzina e Ballshit. Normale që sërish nuk do të ketë fajtorë.

Këtu punëtorët nuk ndihen, sepse kanë supervizorët shqiptarë, që marrin 4 milionë lekë (të vjetra) në muaj dhe i mbajnë gjithnjë të shtypur punëtorët. Unë me pak muaj punë kuptova që këtu pasuria e vendit po gllabërohet në bashkëpunim me shqiptarët. Edhe unë jam drejt largimit nga vendi im për një jetesë më të mirë jashtë. Kjo që po i bëhet Shqipërisë është një turp i madh”./JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.