E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Si po fshihen mijëra euro në kontot bankare bë Turqi
Lajme

Denoncimi/ Si po fshihen mijëra euro në kontot bankare bë Turqi

Njerëzit e inceneratorëve kanë hapur një llogari bankare në Turqi në dhjetor të vitit 2022.

Këtë fakt e ka denoncuar mbrëmjen e sotme koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj.

Në një intervistë me Sonila Meçon, ajo tha se kompania mëmë e inceneratorëve po dërgon qindra mijëra euro në Turqi dhe vetëm në dhjetor janë bërë dy transanksione.

“Kam një ekskluzivitet. Kanë hapur në dhjetor të 2022-shit, për herë të parë pas shumë sforcove, se nuk po e hapnin, një llogari në Turqi. Dhe kompania mëmë po dërgon qindra mijëra euro në Turqi dhe të njejtën kontratë që bën mëma, e bën dhe Zimbabve. Inceneratori i Tiranës po flasim ne, se te Fieri dhe Elbasani i kanë marrë letrat ata, kanë mbaruar punë. E kam të faktuar, përgjigjem ligjërisht unë për këtë që them. E kam të faktuar me dokument edhe transaksionin që kanë bërë, se kanë bërë dy transanksione në dhjetor dhe askush nuk flet”, theksoi Shehaj.

Shehaj tha në një intervistë se paratë nuk kanë shkuar në offshorë, por sipas saj janë në Maltë.

Ajo tha se paratë janë dërguar nga inceneratori i Tiranës me një kompani në emër të Mirel Mërtirit, të cilësuar si “truri” e aferës.

“Paratë janë në Maltë, janë çuar nga Shqipëria me kompani të hapur në emër të Mirel Mërtirit, e cila deklaron që ka edhe fitime 1 milion euro personale divident zotëria nga ajo kompani. Janë transaksionet aty se si është paguar nga inceneratori i Tiranës kompania e Maltës. Ka indicia të tjera, te paraja nuk lodhen fare se nuk ka offshorë”, theksoi Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.