E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Tuneli i ‘Palloshit’ duhej të kishte 2 ura panoramike
Lajme

Denoncimi: Tuneli i ‘Palloshit’ duhej të kishte 2 ura panoramike

“Prestigjatorët Rama-Balluku ‘zhdukën’ miliona euro”

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar një tjetër shkelje lidhur me Tunelin e Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministresën Belinda Balluku për zhdukjen e miliona eurove të taksapaguesve.

“Sot ndërtuesi më i madh serial pa leje është vetë shteti dhe Rama. Rama dhe Balluku janë jo vetëm hajdutë serialë të parave, por edhe prestigjatorë. 190 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e tunelit, projekti i të cilit parashikonte gjithashtu dy ura panoramike në hyrje dhe dalje, të cilat në realitet nuk u ndërtuan. 25 milionë euro për ndërtimin e dy urave që në fakt nuk ekzistojnë. Prestigjatori zhduku miliona euro dhe dy ura. Kjo është një aferë thellësisht korruptive, jo thjesht një shkelje e barazisë në tendera”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se çdo përpjekje për të justifikuar ose fshehur këtë situatë nuk mund të ndryshojë faktin që projekti ka dështuar dhe paratë e shqiptarëve janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.