Një tjetër rast i dhunës ndaj fëmijëve në kopshte është denoncuar së fundmi në media.
Bëhet fjalë për një nënë nga qyteti i Korçës ka treguar se djali i saj është dhunuar në kopshtin shtetëror nr.9.
Eriona Struga ka treguar se djali i saj 3-vjeçar është dhunuar fizikisht në ambientet e kopshtit.
Sipas saj, vogëlushi kishte shenja të goditjes në fytyrë, ndërsa theksoi se nuk është marrë asnjë masë ndaj edukatores përgjegjëse, e cila vijon të punojë.
“Unë jam Eriola Struga, nëna e 3-vjeçarit të dhunuar në kopshtin Nr. 9 të Korçës. Dhuna ka ndodhur më 12 shtator, dhe pas 5 muajsh nuk ka pasur asnjë zhvillim. Djali im ka vajtur më datë 12 në kopsht në orën 09:00 dhe ka qëndruar gjysëm ore ose treçerk ore duke qarë. Ndërkohë më merr edukatorja ne telefon dhe më thotë hajde merrë djalin se po qan për ty dhe i thashë nxirre jashtë se po e pres këtu në oborr. Fëmija del i traumatizuar duke qarë më ngashërim saqë nuk po mbushej dot as me fryme. E pyes edukatoren pse po qan sepse kur hyri e kishte me dëshirë dhe e marr djalin. Duke ecur në rrugë në dritë natyrale i shof shenja gishtash në fytyrë. E qetësoj djalin dhe pyes çfarë kë që po qan dhe djali më tha që më goditi këtu duke bërë me shenjë në vendin e goditjes në fytyrë”, tha ajo.
Më tej, nëna e vogëlushit tha se kërkoi që kamerat e kopshtit të hapeshin për të siguruar provat e dhunës, por kjo kërkesë e saj u refuzua nga drejtoresha e institucionit.
“Po kërkovee të hapen kamerat, atëherë nuk do të sjellësh më djalin këtu”. Këto janë fjalët që sipas saj i tha drejtoresha e kopshtit pas kërkesës për hapjen e kamerave.
Megjithatë, edhe pse kamerat u hapën pas insistimeve të saj, nuk siguruan prova të mjaftueshme, pasi dhuna kishte ndodhur në një zonë që nuk mbulohej nga kamerat.
Eriona tregoi më tej në EuroNews.al se ajo e denoncoi rastin në polici, ndërsa kërkoi mbështetje psikologjike për të birin.
“Rasti ka 4-5 muaj që ka ndodhur dhe edukatorja vazhdon qetësisht punën, nuk është marrë asnjë masë dhe nuk është bërë asgjë për mbështetje psikologjike për fëmijën tim,” tha ajo me zhgënjim.