Deputetët e bëjnë Niko Peleshin “për një lekë”, e kritikojnë për…
Seanca e fundit e Kuvendit u shoqërua me tensione të forta, ku deputetët e opozitës vendosën kryetarin e parlamentit Niko Peleshi në qendër të kritikave, duke e akuzuar për menaxhim të procesverbalit dhe përfshirjen e ministres së gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.
Deputeti i PL-së, Tedi Blushi, ironizoi Peleshin:
“Zoti Peleshi, dua t’ju kujtoj që procesverbali është një akt zyrtar. E kuptoj dëshirën tuaj për t’u identifikuar si bashkëshorti virtual i Diellës, por ju nuk jeni një kryetar artificial.”
Erisa Xixho kritikoi seancën e kaluar si një tallje me shqiptarët dhe kërkoi sqarime për statusin ligjor të ministres Diella. Ndërkohë, deputeti i PD-së Saimir Korreshi ironizoi Peleshin duke pyetur për mënyrën e menaxhimit të pushimeve dhe procesverbalin.
Deputetja demokrate Jozefina Topalli e quajti futjen e dekretit për ministresën virtuale antikushtetuese dhe sugjeroi konsultim me precedentë të mëparshëm për të shmangur shkelje të rregullores.
“Kushtetuta thotë që Shqipëria është Republikë parlamentare dhe para se të niste seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Më pas kanë nisur në mënyrën me brutale shkeljen saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Këtu ka deputetë prej vitesh, por mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Topalli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



