Deputetët si minj e skutha, struken brenda qendrës tregtare
Një incident me tone të forta është regjistruar në ambientet e një qendre tregtare përgjatë rrugës “Murat Toptani” në Tiranë, ku një protestuese është përfshirë në një përplasje verbale me disa deputetë që po largoheshin drejt zonës së parkimit.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, qytetarja Arvina Lleshi i është afruar grupit të deputetëve duke i akuzuar drejtpërdrejt dhe duke i cilësuar si “deputetë të shitur”. Situata është tensionuar në pak sekonda, teksa gjatë debatit një prej përfaqësuesve politikë shihet duke bërë një lëvizje shtytëse ndaj saj, gjë që ka sjellë reagimin e menjëhershëm të protestueses me thirrjen: “Mos shtyj!”.
Debati ka vijuar me tone të ashpra dhe shkëmbime akuzash. Në sfond dëgjohet Lleshi duke kundërshtuar një ofendim të pretenduar, duke reaguar: “Idiot je vetë! Kujt i thua idiote ti?”. Përplasja verbale ka marrë përmasa edhe më të forta kur ajo i është përgjigjur një tjetër etiketimi duke deklaruar: “S’jam palaço fare! Palaço jeni ju! Deputetë të krimit! I fshiheni popullit!”.
Ngjarja pasqyron klimën e tensionuar mes qytetarëve protestues dhe përfaqësuesve politikë, në një kohë kur përplasjet verbale dhe incidentet e tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në hapësirat publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



