E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi sfidon avokatët e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestim
Lajme

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi sfidon avokatët e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestim

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i ka drejtuar një sërë pyetjesh avokatëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Bardhi ka theksuar se nëse ka prova për ligjshmërinë e pasurisë së Ahmetajt, atëherë përse avokatët janë kundër kontrollit të saj. Ai gjithashtu ka pyetur pse avokatët kritikojnë prokurorinë për nisjen e hetimeve që nga viti 2004.

Duke drejtuar fjalën drejt avokatëve, Bardhi u shpreh: “Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për një kohë të gjatë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke filluar që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanët. Akuzat nuk kanë natyrë politike, por janë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe zgjatjes së hetimit që nga viti 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse Ahmetaj ka gënjyer për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.