E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD  Çollaku, mesazh Bashës: Ndale fondamentalizimin politik…
Lajme

Deputeti i PD Çollaku, mesazh Bashës: Ndale fondamentalizimin politik…

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ndalë fondamentalizimin politik që po bën brenda opozitës.

Çollaku shkruan në Facebook, se tani e deri në zgjedhjet e ardhshme, duhet një armëpushim brenda opozitës deri zgjedhjet e 2025.

‘Teoritë se ‘për opinionet ose parimet tona, mbajmë të përçare PD’ është fondamentalizëm politik.

Në situatën ku ndodhet vendi është emergjente që deri për zgjedhjet politike, në përballjen finale me Ramën, duhet shpallur një armëpushim brenda opozites.

I vetmi projekt që duhet ndjekur e punuar është bashkimi, pa të cilin opozita nuk ka asnjë shans suksesi.

Të bëhemi bashkë sot, e pas përballjes me Ramën kemi kohë për të zhvilluar rivalitetet, ambiciet apo betejat e brendshme për parimet apo bindjet tona.

Kur bie hasmi i madh, gjaqet e vogla mbyllen’, shkruan Kreshnik Çollaku në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.