Deputeti i PD, Nallbati në rezidencën e presidentit Trump, takim me Sekretaren për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem
Deputeti i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati ka marrë pjesë në mbrëmjen gala ‘American Patriots’ organizuar në rezidencën e Presidentit të SHBA-ve Z.Donald Trump në Mar A Lago- Florida.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elona Nallbati dhe dy miqtë e tij shqiptaro-amerikan Aurel Ago dhe Ronald Tërolli, deputeti ka takuar disa personalitete të administratës Trupm.
Vlen te theksohet takimi me Sekretaren për Sigurinë e Brendshme të Shteteve të Bashkuara Zj. Kristi Noem me të cilën folën për partneritetin SHBA- Shqipëri njëkohësisht dhe për aleancën e Partisë Republikane Amerikane dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, si parti që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime mbi demokracinë, familjen, të drejtat dhe liritë njerëzore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



