E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD-së Arian Ndoji sqaron videon me Olsi Ramën
Lajme

Deputeti i PD-së Arian Ndoji sqaron videon me Olsi Ramën

Deklarata e Arian Ndojës për videon e publikuar në  media

Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan Ndoja, darkë me Troplinët!

Deputeti i opozitës, Arian Ndoja, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga portali “Alfapress”, ku ai shfaqet duke drekuar në të njëjtën tryezë me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, dhe disa persona të tjerë.

Në reagimin e tij, Ndoja sqaron se dreka në fjalë është zhvilluar rreth katër vite më parë, më 16 nëntor 2021, në fshatin Bushtricë të Kukësit, dhe ka qenë e organizuar nga shtetasit Bilbil dhe Hajredin Kastrati. Ai thekson se ka qenë i ftuar dhe jo organizator i takimit.

“Nuk kam pasur asnjë arsye për të braktisur drekën e organizuar nga personat e lartpërmendur dhe as për të mbajtur qëndrim ndaj askujt, përderisa isha i ftuar. Ky qëndrim është pjesë e edukatës sime familjare dhe prejardhjes, një zakon i mirë i shqiptarëve që ruajnë ende si vlera mikpritjen dhe nderin,” – shprehet Ndoja.

Ai bën me dije se në drekë kanë qenë të pranishëm: Bilbil Kastrati, Hajredin Kastrati, Luftar Kastrati, Dashamir Guza, Azem Celmani, Adnan Suknikaj, Luan Zeka, Ahmet Cani, Mondi Voga, Lumir Soja, Ardit Toska, Bledar Kakuli, Përparim Bulica, Astrit Ternova, Nardi Xhamaxhi, Astrit Matmuja, Ardit Raines, tre rapsodë të Kukësit dhe Olsi Rama.

Ndoja sqaron gjithashtu se personi që në video është identifikuar gabimisht si Ervis Doci është në fakt Ardit Raines.

Deklarata mbyllet me përshëndetjen: “Me respekt, Arian Ndoja”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.